Milani humbi 11 milionë euro me dështimin për t’u kualifikuar në raundin e 1/8-ave. Kjo ishte shuma që u takon skuadrave që hyjnë në mes 16 më të mirave të Kontinentit të vjetër. Asaj shifre duhet t’i shtohet edhe humbja e parave nga ndeshja në shtëpi (6-7 mln) për një tur të mundshëm 1/8-at që nuk u arrit.
Por dëmi nuk është vetëm i menjëhershëm, por edhe afatgjatë. Me eliminimin nga Champions, Milani ndikon fuqishëm në renditjen sezonale të Italisë, e cila është thelbësore për caktimin e një vendi shtesë në Europë. Siç qëndrojnë gjërat, Seria A është tretët, pas Spanjës dhe Anglisë, dhe kuqezinjtë janë skuadra e tretë e eliminuar, pas Atalantës e Bolonjës.
Ndërkohë, pjesëmarrja në edicionin e këtij viti i ka sjellë arkave kuqezi plot 60 milionë euro, 18 nga të cilat vetëm prej arritjes në këtë fazë të turneut. Kuota kontinentale ka ndikuar me 17 milionë, ndërkohe që rezultatet kanë sjellë 10 të tjera. Renditja pas fazës së kampionati dhe pjesëmarrja në play off, janë dy zëra që kanë sjellë secili nga 1 milionë euro. Për të mos u harruar edhe 20 milionë eurot që kuqezinjtë morën nga kuota kontinentale.
PANORAMASPORT.AL