• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, May 17, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Bilanc lufte te Juventusi, 26 probleme muskulore deri më tani

26/02/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Jemi në fund të shkurtit dhe Juventusi është ende duke luftuar me emergjencën e dëmtimeve.juveNdalesat e Duglas Luiz dhe ajo e Savonës janë të fundit në një seri të pafund problemesh muskulore, që do t’i shtohen atyre të një natyre traumatike që përfunduan herët sezonet e Bremerit dhe Kabalit, duke lënë mënjanë këtu misterin rreth gjendjes së Milikut. Të dhënat janë jo pak shqetësuese nëse bëjmë një analizë nga fillimi i fazës përgatitore e deri më sot. Bardhezinjtë kanë regjistruar 26 dëmtime muskulore të shpërndara mes 14 lojtarëve, për një total prej 430 ditësh mungesë nga fushat e lojës.

MË PROBLEMATIKËT- Lojtari që është ndalur më shumë, katër herë është Duglas Luiz. Fillimisht ndalesa e gjatë nga fundi i tetorit deri në fillim të dhjetorit, më pas dy probleme të tjera fizike që e detyruan të humbasë ndeshjen në Monza dhe dy ndeshjen mes PSV-së dhe Interit, deri në dëmtimin e ri javën e kaluar në Kaljari. Ajo që është veçanërisht e habitshme në këtë rast është historia mjekësore e brazilianit, e cila flet për një lojtar absolutisht të besueshëm në nivel fizik. Dëmtimi i fundit përpara se të vishte fanellën bardhezi, daton në vjeshtën e vitit 2021, gjatë kohës së tij te Aston Vila, kur ai humbi tre ndeshje në Premier League për shkak të një problemi në kofshë. Është e vështirë të përcaktosh shkaqet e kësaj brishtësie të papritur, por sigurisht që dikush në J-Medical duhet të pyesë veten për këtë çështje.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Vajzat kuqezi dëshpëruan

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.