• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, June 28, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Bilanc negativ me Italinë

15/06/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Janë Spanja dhe Anglia dy rivalët më të frikshëm. Gjithsesi, duke u hedhur një sy statistikave kuptojmë se edhe Italia nuk është shumë prapa tyre. Kombëtarja shqiptare nuk ka fituar asnjë ndeshje ndaj rivalit që do të ketë sonte përballë në Evropian, madje nuk ka arritur të marrë asnjë pikë.

Historia jonë e futbollit me fqinjin e madh nga Perëndimi nisi tepër vonë, për dëshpërimin e kaq shumë tifozëve italianë që janë në Shqipëri.  Vetëm në 2014, falë pranisë së Gianni De Biasi në stol, u organizua një miqësore në Gjenovë dhe atë e fitoi Italia 1-0.

Sfida krijoi entuziazëm, ndërsa “Kuqezinjtë” ndjenin se mund të kualifikoheshin në Evropian, dhe nuk u luajt keq. Më pas erdhën dy sfida zyrtare, në eliminatoret e Kupës së Botës, të humbura 2-0 në Palermo dhe 0-1 në “Loro Boriçi” të Shkodrës, vendosur nga goli i Candreva.

Me teknikun Edy Reja në drejtim të Kombëtares, siguruam miqësoren e dytë në një moment jo edhe aq të lehtë, dhe e humbëm 1-3 në “Air Albania”.

Mjaft nga lojtarët e asaj kohe nuk janë më në kombëtare si Zaniolo, Grifo, Tonali, Verrati, Bonucco apo Scalvini. Atë mbrëmje shënuam edhe golin e vetëm ndaj katër herë kampionëve të botës me anë të mbrojtësit të Empolit, Ardian Ismajli..

Next Post

Zhbllokohet sfida, Xhaka me shokë ndëshkon Hungarinë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.