• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 29, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

BILANCI/ Kroati që “pushtoi” Juventusin, si ka shkuar muaji i trajnerit të ri

23/04/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Një javë më parë, Igor Tudor festoi 47-vjetorin, ndërsa dje festoi 30 ditët e para në pankinën e Juventusit. Më shumë se një arritje, është një pikënisje për një trajner që ka deklaruar hapur se nuk e konsideron veten një zëvendësues të përkohshëm dhe që synon të rinovojë kontratën, e cila skadon më 30 qershor, në diçka më të qëndrueshme.

Igor-Tudor-Juventus-instruction-900x600

Për ta arritur këtë, ai duhet të sigurojë kualifikimin në Ligën e Kampioneve, arsyeja pse në fund të marsit u thirr në drejtimin e “Zonjës së Vjetër” në vend të Tiago Motës së shkarkuar. Në një muaj, ai e ka kthyer skuadrën në rrugën e duhur, duke grumbulluar 7 pikë në 3 ndeshje (2 fitore dhe një barazim) në kampionat dhe duke mbetur i pamposhtur. Falë këtij ritmi, Juventusi është rikthyer në katër vendet e para, por në Parma do t’i nevojitet një fitore për të kaluar sërish Bolonjën, e cila ndërkohë ka kaluar përpara falë fitores ndaj Interit. Pasi ka bërë një muaj, kroati synon të arrijë kualifikimin në Champions, që do t’i garantonte konfirmimin për sezonin e ardhshëm, pasi kontrata rinovohet automatikisht nëse skuadra renditet në katërshen e parë.

KALENDARI- Shtyrja e ndeshjes ndaj Parmës ka ndryshuar disi planet, por thelbi mbetet i njëjtë. Ndryshimi i vetëm është se për herë të parë që kur është ulur në pankinën bardhezi, trajneri i ri do të përballet me dy ndeshje brenda së njëjtës javë. Sot transferta në “Tardini”, e shtyrë për dy ditë për shkak të vdekjes së Papës, dhe të dielën ndeshja ndaj Monzës në shtëpi. Dy përballje që në letër duken të lehta dhe që Juventusi duhet t’i shfrytëzojë para dy ndeshjeve direkte ndaj Bolonjës dhe Lacios, të dyja në transfertë.

REZULTATET- Tudor ka lënë gjurmë që në muajin e parë dhe skuadra po përfiton. Ai ka nisur nga gjërat e thjeshta, stabiliteti në mbrojtje dhe komunikimi me lojtarët, për të rikthyer vazhdimësinë që kishte munguar gjatë periudhës së Motës. Kështu kanë ardhur tri rezultate pozitive radhazi, jo ndonjë arritje madhore, por gjithsesi një hap përpara për një skuadër që vinte nga dy humbje të rënda ndaj Atalantës dhe Fiorentinës, me 7 gola të pësuar dhe asnjë të shënuar. Tudor ka rikthyer Dushan Vlahoviçin në qendër të projektit, ka kaluar në mbrojtje me tre dhe ka “ringjallur” Niko Gonzalezin, duke e kthyer në krahun e djathtë, zonën e tij të preferuar. Edhe nga Teun Kopmeiners kanë ardhur sinjale inkurajuese, veçanërisht me golin e shënuar ndaj Leçes në “Allianz Stadium”.

NDRYSHIMI- Me Tudorin, Juventusi ka ndryshuar strategji. U ka dhënë prioritet lojtarëve në pronësi të klubit dhe më pak hapësirë për huazimet, siç e tregojnë pankinat e shpeshta për Fransisko Konseisaon dhe Randal Kolo Muani. Tudor tashmë ka fituar simpatinë e tifozëve, të cilët nuk humbasin rastin për t’i treguar dashurinë e tyre, dhe lojtarët po përthithin shpejt metodat e tij. Intensitet i lartë dhe më shumë veprime vertikale. Kështu, “Zonja” po ndërton një identitet të ri dhe ka rigjetur dëshirën për të luftuar. ADN-ja e famshme e Juventusit që Tudor e përfaqëson mirë, por që, siç tha vetë ditën e prezantimit, nuk mjafton për të fituar ndeshjet. Duhet punë, organizim dhe përkushtim total për të arritur objektivin, Ligën e Kampioneve, një synim që Tudor nuk dëshiron ta humbasë, edhe për të zgjatur aventurën e tij si bardhezi.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

​Krasniqi në gjysmëfinale të evropianit, lufton për medalje

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.