Tuesday, 5. May 2026
Sport

Bilbao gjen pasardhësin e trajnerit Valverde

GS 05/05/2026 1 Min. Lesezeit

Athletic Bilbao ka gjetur trajnerin për ta zëvendësuar Ernesto Valverden, i cili do të largohet nga klubi spanjoll në fund të sezonit.

Edin Terziq do ta zëvendësojë Valverden në krye të Bilbaos, ekip që të martën ka zyrtarizuar teknikun boshnjak.

Terziq do të jetë trajner i Bilbaos prej sezonit të ardhshëm dhe me ekipin nga La Liga ka firmosur kontratë deri në verën e vitit 2028.

Në të vërtetë, Terziq do të prezantohet pasi të përfundojë sezoni aktual, në të cilin Bilbao i ka edhe katër ndeshje nën drejtimin e Valverdes.

Për 43-vjeçarin Terziq, Bilbao është skuadra e dytë në karrierën si trajner pasi më herët ka drejtuar edhe Borussia Dortmundin në dy raste.

Teilen: