Interesimi për të parë ndeshjen e dytë ndërmjet Zvicrës dhe Kosovë në kuadër të kualifikimeve për Euro 2024 ka qenë shumë i madh.
33 mijë bileta janë shitur vetëm një orë pasi biletat dolën online, shkruan lajmi.net.
Një gjë të tillë e kanë bërë të ditur televizioni zviceran, SRF.
“Shumë bileta me siguri u kanë shkuar kosovarëve që jetojnë në Zvicër”, ka shkruar ky medium.
Loja do të zhvillohet më 18 nëntor në St. Jakob-Park të Bazelit.
Ndeshja e zhvilluar në “Fadil Vokrri” u mbyll me rezultat 2-2. /Lajmi.net/