Friday, 8. May 2026
Sport

Binjakët Shpendi shënojnë në Serie B

GS 08/05/2026 1 Min. Lesezeit

Binjakët Shpendi kanë gjetur rrugën e rrjetës në Serie B. Stiven shënoi gol pas vetëm 32 sekondash me fanellën e Empolit në sfidën kundër Monzas.

Ndërsa vëllai i tij, Kristian shënoi në minutën e 5-të në sfidën Cesena-Padova.

Të dy sulmuesit shqiptarë kanë zhvilluar një sezon shumë të mirë në Serie B. Stivën ka shënuar 14 gola në kampionat, ndërsa Kristiani 11 gola.

Teilen: