Edhe të mëdhenjtë kanë momente vështirësie.
Biografi i Josep Guardiolës pritet që të publikojë një libër mbi periudhën e trajnerit spanjoll në Angli.
Disa prej tabloidëve në Angli kanë mundur që të zbulojnë pjesë pikante të librit. “Guardiola humbi shumë besimin në vetvete gjatë sezonit të parë në Mançester në periudhën kur skuadra bëri 6 ndeshje pa fitore. Ishte një moment delikat, ku ai mendonte se nëse gjërat nuk do të ndryshonin atëherë drejtuesit e klubit do ta kishin shkarkuar”, shkruan Marti Perarnau.
Biografi tregon arsyen e sherrit me Rahim Sterling. Ai tregoi se në sezonin kur Siti fitoi titullin e tretë më Guardiolën, trajneri mori lojtarin në zyrën e tij.
“Bisedat ishin me tone të larta. Sterling doli nga zyra dhe Guardiola e ftoi që të kthehej. Aty diçka u thye dhe atë natë Sterling nuk luajti ndeshjen përballë Sauthemtonit”, tha Marti Perarnau.