• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, November 1, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Bir i një legjende, rrëfimi i dhimbshëm i Achille Costacurta-s: Tentova vetëvrasjen…

31/10/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Achille Costacurta, djali 21-vjeçar i ish-legjendës së Milanit Billy Costacurta dhe aktores Martina Colombari, ka rrëfyer publikisht jetën e tij të trazuar në podcast-in “One More Time”. Historia e tij është një udhëtim i vështirë përmes varësisë nga droga, problemeve të shëndetit mendor, përballjeve me ligjin, tentativës për vetëvrasje dhe konflikteve të thella familjare, deri te rimëkëmbja dhe krenaria për veten sot.

Achille shpjegon se që në moshë të vogël përjetoi sjellje impulsive dhe vështirësi në shkollë, që më pas u kuptuan si shenja të ADHD-së. Deri në diagnozë, ai kishte kaluar përjashtime nga shkolla, sjellje të dhunshme.

Vetëm pas një qëndrimi në një klinikë në Zvicër, pas abuzimeve të rënda me droga, mjekët identifikuan çrregullimin dhe nisën trajtimin e duhur. Sipas tij, kjo periudhë ndryshoi edhe dinamikën familjare, sepse edhe prindërit morën trajnime për të menaxhuar ADHD-në, duke sjellë paqe dhe komunikim më të mirë.

“Në klasën e tetë nuk më lejuan të hyja në provim për shkak të sjelljes. Në gjimnaz, pas tre muajsh, më përjashtuan. Nuk ma kishin diagnostikuar ende ADHD-në; e zbulova në maj të vitit të kaluar, sepse duke shkuar në atë klinikë në Zvicër, pasi e kisha tepruar me substancat, ata e kuptuan menjëherë pa më bërë teste: ‘ti po përpiqeshe të vetëkuroheshe me drogë’. Kam fiksim me numrin 5 dhe me numrin 9, kam 500 projekte në kokë që dua t’i bëj. Truri im nuk prodhon mjaftueshëm dopaminë. Tani marr Ritalin; në muajin e parë që e mora, lexoja një libër për dy-tri orë, shkruaja 40-50 faqe në kompjuter për tri orë, gjëra që nuk arrija t’i bëja më parë. Që kur prindërit e mi bënë edhe ata një kurs prindëror për ADHD, marrëdhënia jonë ndryshoi rrënjësisht. Më parë, kur ziheshim në shtëpi, unë dilja jashtë dhe thyeja dyer. Që atëherë nuk ka ndodhur më kurrë, sepse tani ata e dinë si të më thonë një ‘jo’.”

Rrëfimi i tij përfshin edhe përvoja ekstreme me drogën dhe TSO-të. Ai tregon se nisi të konsumonte substanca në moshën 13-vjeçare, dhe në moshën madhore kishte përjetuar situata të rënda me policinë, shpesh në gjendje halucinacioni. Kujtimet më dramatike lidhen me shtrëngimet fizike në spital në Milano, ku e kanë mbajtur të lidhur për ditë të tëra. Mjekët në Zvicër e paralajmëruan se po të vazhdonte edhe 10 ditë siç ishte, do të vdiste, pasi zemra i punonte në ritëm të rrezikshëm.

Image

Një nga momentet më të forta të jetës së tij ishte tentimi për t’i dhënë fund jetës në moshën 15 vjeç e gjysmë, ndërsa ishte në një qendër rehibilitimi gjatë pandemisë. Ai konsumoi një sasi të madhe metadoni, por mjekët u habitën se si mbijetoi. Ky episod u shkaktoi prindërve dhimbje të madhe, duke përmendur lotët e nënës dhe herën e rrallë kur pa babanë të qante.

“Fillova të shisja hashash. Kur erdhi karantina, të gjithë të mbyllur në shtëpi, hashash nuk kishte. Unë prapëseprapë arrija ta siguroja përmes disa kanaleve, kisha krijuar një rrjet dhe më arrestuan në moshën 15 vjeç e gjysmë. Kështu që ditëlindjen e 16-të e festova aty, në qendrën penale me komunitet terapeutik. Nuk e përballoja dot më, prisja natën kur kishte vetëm një punonjës, hyra në zyrë, e shpërqendrova dhe mora çelësat e infermierisë. E mbylla brenda në zyrë, por ai me çelësat e tij arriti të dilte. Unë ndërkohë tashmë isha në infermeri dhe mora gjithë metadonin që kishte, shtatë shishe të vogla; u mbylla në banjë dhe i piva të gjitha, doja të vrisja veten. Erdhën zjarrfikësit dhe e thyen derën, pastaj ambulanca. Asnjë mjek nuk ka ditur të më thotë se si jam ende gjallë, sepse sasia e barabartë me shtatë shishe metadon është rreth 35-42 gramë heroinë. Njerëzit vdesin edhe me një gram.”

Sot, Achille deklaron se është krenar për veten. Ka fituar vetëdije të re, ka hequr dorë nga droga dhe fokuson energjinë për të ndihmuar personat me sindromën Down dhe të rinj me vështirësi të ngjashme, duke ëndërruar të hapë qendra terapike pranë detit, me kafshë dhe ambiente rehabilitimi. Ai thekson se trauma nuk duhet harruar, por shndërruar në forcë, një mesazh shprese dhe transformimi pas një jete të mbushur me dhimbje, rënie dhe rilindje.

Image

 

 

Next Post

Vendos goli i Guirassy, Dortmundi mposht Augsburgun dhe ngjitet në vendin e dytë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.