• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, July 4, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Bisedimet në fazën finale, ylli i Mançester Sitit pranë transferimit në Mynih

24/06/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

E ardhmja e Kajli Uokerit ka marrë kthesë në mënyre rrënjësore, në krahasim me pretendimet e mediave angleze nga java e shkuar, me arsyetimin se Mançester Siti i kishte plotësuar të gjitha “kartat” që 32- vjeçari të firmoste kontratën e re me “qytetarët”.

uoker

“Sky Sport.de” ka aprovuar së fundmi se pas ballafaqimit mes lojtarit dhe përfaqësueses bavareze në Angli, bisedimet tashmë kanë hyrë në një fazë akoma më “të nxehtë’, diskutimi i detajeve finale.

Thuhet nga mediumi i mësipërm se kampionët gjermanë kanë arritur të joshin anësorin me periudhën 2-vjeçare ne kontratë dhe rrogën. Aktualisht Uoker përfiton 10 milionë euro në vit dhe me shumë gjasa nëse Siti i zgjat bashkëpunimin, ajo do të pësonte ulje, marrë në konsideratë moshën e tij. Operacioni do të rezultonte efikas për të dyja palët.

Bajerni do t’i mbyllte problemet me krahët e mbrojtjes, pas sigurimit të Guerreiros, ndërsa Siti do t’u shtonte financave mes 25- 30 milionë eurove, në bazë të pretendimeve fillestare.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Arabia Saudite nuk ngopet me lojtarët, gati oferta “bombastike” për Allegrin

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.