Monday, 4. May 2026
Sport

Bismark bind Vllazninë, sulmuesi transferohet definitivisht në Shkodër

GS 02/09/2025 1 Min. Lesezeit

Charles Bismark është një lojtar i Vllaznisë. Sulmuesi, i cili u tranferua në Shkodër vetëm pak javë më parë, me formulën e huazimit, si një përforcim i klubit për kupat e europës, sot është mësuar se do të jetë një lojtar i Vllaznisë deri në fund të sezonit 2025-2026.  

Drejtuesit shkodranë kanë arritur marrëveshjen me Skënderbeun për këtë lëvizje. Pas aventurës së shkurtën në ndeshjet europiane, tashmë Bismark do të jetë një element kyç në formacionin e Edi Martinit për sezonin e ri.

Teilen: