Pas barazimit 1-1 ndaj Fiorentinës, mbrojtësi Bisseck u fokusua tek vetja dhe tek Interi në një intervistë për “Sky Sport”: “Nuk është e thjeshtë kur je i pari… E dimë sa të fortë jemi, por nëse nuk e tregon në fushë, njerëzit pyesin: Çfarë ndodhi? Pse? Kjo nuk është mënyra e duhur e të luajturit, duhet të mësojmë, sepse gjithçka vendoset në fushë”.
Për atmosferën në dhomat e zhveshjes, Bisseck shtoi: “Është normale të duash të fitosh çdo ndeshje kur luan për një skuadër kaq të fortë dhe të rëndësishme. Nuk më pëlqen ndjenja kur nuk e arrijmë këtë.
Nuk duhet ta bëjmë gjënë më të madhe se sa është, por ta rishikojmë ndeshjen, të shohim se çfarë mund të bëjmë më mirë dhe ta tregojmë në fushë. Duhet ta mbyllim kampionatin në vendin e parë, kjo është gjëja më e rëndësishme. Nuk mendojmë shumë për këtë ndeshje, duhet vetëm të përmirësohemi dhe të rrisim nivelin”.