Të premten e kaluar Sheffield Wednesday njoftoi zyrtarisht se biznesmeni tajlandez Dejphon Chansiri nuk ishte më pronar i klubit.
Që prej atij çasti të ardhurat e klubit ashtu si edhe entuziazmi në klub i rrit ndjeshëm. 229,000 mijë euro u shpenzuan nga tifozët në dyqanin zyrtar të skuadrës ndërsa 9,000 mijë bileta u shitën për ndeshjen kundër Oxford në vetëm 24 orë.
Dejphon Chansiri ishte pronari që kishte bërë që klubi të shkonte në administrim të kontrolluar ndërsa tifozët kishin vendosur që të distancoheshin nga skuadra duke e bojkotuar atë.
Zhvillimet e fundit kanë kthyer përsëri shpresën mes mbështetësve të ekipit në fjalë, i cili duhet që të luftojë fort për të mbijetuar pasi është plot 14 pikë larg vendit të parafundit.


