Kombëtarja e Kosovës sot e luan edhe ndeshjen e fundit të muajit qershor, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2024.
“Dardanët” do të ndeshen me Bjellorusinë në stadiumin “Szusza Ferenc Stadion” në Budapest me fillim nga ora 20:45, shkruan lajmi.net.
Reprezentacioni i Bjellorusisë dhe Kosovës do të përballet sonte për herë të parë në histori.
Kombëtarja e Kosovës vjen nga një formë jo e mirë e rezultateve në ndeshjet e fundit, anise më keq në këtë aspekt qëndrojnë bjellorusët.
Bjellorusia ka pësuar katër humbje radhazi në pesë ndeshjet e fundit të zhvilluara, përfshirë edhe ato miqësore.
Ekipi bjellorus ka realizuar vetëm tre gola në pesë ndeshjet e fundit, krahas 11 të pranuarve.
Kosova ka pesë barazime në pesë ndeshjet e fundit, përfshirë gjithashtu edhe dy ndeshjet miqësore.
Të përzgjedhurit e trajnerit Alain Giresse ka shënuar pesë gola dhe kanë pranuar po aq.
Kosova tri ditë më parë mori vetëm një pikë nga ndeshja me Rumaninë në Prishtinë. Ata luajtën 0:0 në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Kosova ka tri pikë dhe renditet në pozitën e katërt të Grupit I në kualifikimet për Evropian
Bjellorusia është e fundit me asnjë pikë të grumbulluar.
Kosova dhe Bjellorusia janë pjesë e Grupit I së bashku me Zvicrën, Izraelin, Rumaninë dhe Andorrën./Lajmi.net/