• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, September 15, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Bledar Hodo: Unë kam besim tek këta çuna

06/04/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Dinamo dhe Teuta u ndalën në barazim me shifrat 1-1 në ndeshjen e sotme.

Në përfundimin e takimit, trajneri i durrsakëve Bledar Hodo doli në prononcim për mediat.

“Të jem i sinqertë ishim përgatitur ta fitonim ndeshjen, rrezikuam edhe ta humbisnim këtë ndeshje.

Mendoj se bëmë një pjesë të parë të mirë, për fat të mirë doli edhe goli. Më pas duhet ta menaxhonim më mirë, më vjen keq për golin e pësuar sepse ishin 8 lojtarë në zonë.

Unë kam besim të plotë tek këta djem, e kam thënë që në fillim kur erdha në këtë skuadër. Ne duhet ta fillonim lojën si në pjesën e parë, ato ishin direktivat që dhashë. Mendoj që rrezikuam të humbisnim ndeshjen, luajtëm gjithçka për gjithçka dhe mendoj se rezultati më i drejtë ishte barazimi.

Kisha besim te skuadra që do dilnim me rezultat pozitiv, kemi edhe ndeshje të tjera dhe nëse ke shpirt gare besoj se mund t’ia dalësh. Zogos dhe Jazxhi vuajnë akoma nga problemet e tyre.”, u shpreh Hodo.

Next Post

VIDEO/ Barazimi i 14-të në kampionat, Juventusi i Tudor ndal vrullin e Romës! Lufta për zonën Champions bëhet… flakë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.