• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, May 10, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Blendi Ganiu – një talent i madh

13/08/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Debutimi i portierit të talentuar, 15-vjeçarit të Adana Demirspor, Deniz Donmezer në Superligën e Turqisë ndaj Fenerbahces së trajnerit Jose Mourinho, bëri bujë të madhe në mediat turke.

Deniz Donmezer është i lindur në vitin 2008 dhe në ndeshjen e mbrëmshme ishte startues te skuadra e tij, e cila si mysafir humbi nga gjiganti turk 1-0.

Mirëpo është interesante se portieri që mbrëmë u fut në histori të futbollit turk, vitin e kaluar (28 gusht 2023) kishte pranuar një gol nga talenti i FC Shkupi, Blendi Ganiu, në miqësoren që e kishin luajtur Maqedonia U14 dhe Turqia U14.

Edhe Blendi Ganiu është një talent i madh.

Ai është i lindur më vitin 2008 dhe luan për Maqedoninë U15 dhe U16.

Ndryshe, ai gjatë tërë kohës është stërvitur me ekipin e parë të FC Shkupi, të trajnerit Ernest Gjoka, por për shkak të moshës së re ai nuk mund të luaj për skuadrën e parë të FC Shkupi. Pra, për debutimin e Blendit duhet të presim edhe pak sa të mbush 16 vjet, sepse kështu janë rregullat e futbollit në Ligën e Parë.

Ideja është që trajnerët tanë duhet tu kushtojnë sa më shumë vëmendje dhe besim lojtarëve të rinj. Një rast të tillë e patëm edhe sot te Voska Sport, e cila i dha rastin 16-vjecarit Lori Zhakut që të debutojë për skuadrën nga Ohri në takimin me FC Shkupi. Zhaki dhe Ganiu janë bashkëlojtarë te përfaqësuesja e Maqedonisë U16.

Next Post

Analiza/ Humbje dhe hendeqe, Juves i duhet kthesa në kampionat

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.