Mesfushori shqiptar, Blendi Idrizi ka qenë vendimtar në fitoren e Schalke.
Schalke fitoi në udhëtim ndaj Hansa Rostock me rezultat bindës 0-2, shkruan lajmi.net.
25-vjeçari u gjend mjaftë bukur në zonë në minutën e 72-të dhe me një gjuajtje të bukur realizoi golin e epërsisë.
Pas asistimit javën e kalur Idrizi tani ka gjetur edhe rrjetë.
Ky gol për të ishte i pari këtë edicion me fanellën e Schalke 04, derisa ishte lojtari më i mirë në fushën e blertë.
Pas kësaj fitore Schalke i ikë fundit në Bundesliga 2, duke u renditur në pozitën e 13-të me 19 pikë. /Lajmi.net/