• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, June 16, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Blerja e Man Utd nga Sheikh Jassim është e pashmangshme, miliarderi nga Katari thuhet se ka fituar garën

13/06/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Sheikh Jassim bin Hamad al-Thani i Katarit ka dalë në krye në garën për të blerë Manchester Unitedin nga familja Glazers.

Mediumi Mail Sport raportoi gjatë fundjavës se dy ofertuesit në betejën për Unitedin – Sheikh Jassim dhe miliarderi britanik Sir Jim Ratcliffe po finalizonin ofertat e tyre përpara një vendimi të pritshëm për blerjen e klubit më vonë këtë javë.

Në një fazë, kompania Ineos e Ratcliffe dukej se ishte favorit, megjithatë ata që vepronin në emër të Sheikh Jassim kanë qenë më optimistë për shanset e tyre pas paraqitjes dramatike të një oferte të përmirësuar javën e kaluar.

Dhe sipas gazetës së Katarit Al-Watan, një medium në pronësi të babait të Sheikh Jassim dhe ish-kryeministrit të vendit Jassim bin Jaber Al Thani, miliarderi nga Katari ka mbizotëruar në luftën e tij të ofertave me Ratcliffe.

Al-Watan postoi në Twitter të hënën mbrëma se oferta për blerjen e Sheik Jassim ka qenë e ‘suksesshme’ dhe se një ‘shpallje e marrëveshjes do të behet së shpejti’.

Oferta e Sheikh Jassim me vlerë rreth 5 miliardë funte – është për kontrollin total të Unitedit, ndërsa Ineos i Ratcliffe është për rreth 60 për qind të klubit.

Kjo ofertë e tij vjen me një propozim që do të lejonte pronarët aktualë të papëlqyer të United, Glazers, të qëndrojnë për një periudhë të caktuar kohore përpara një blerjeje të plotë më vonë.

Megjithatë, nëse pretendimi i Al-Watan vërtet qëndron, Ratcliffe do të ketë dështuar në përpjekjet e tij për të blerë United, klubin që ai ka mbështetur gjatë gjithë jetës së tij.

Saga e blerjes së Unitedit tani po arrin në përfundimin e saj pas asaj që ka qenë një spekulim i gjatë shtatë muajsh.

Glazers fillimisht njoftuan se ishin të hapur për shitje që në nëntor, në të njëjtën natë që ata konfirmuan se Cristiano Ronaldo ishte larguar me pëlqim të ndërsjellë.

Next Post

Kryetari i Komunës së Prishtinës viziton kampin e Kombëtares dhe premton realizimin e projektit të stadiumit të ri 

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.