Tuesday, 24. March 2026
Sport

Blerja rekord e Bajernit e nisi me Shqipërinë, Herri Kejn është një bomber i lindur

GS 12/08/2023 1 Min. Lesezeit

Herri Kejn është blerja e re e Bajernit, i cili u transferua për një shumë rekord për shumën e 120 milionë eurove.

kejn bajern

30-vjeçari është një bomber i lindur, i cili është kthyer në golashënuesin më të mirë në historinë e Totenhemiot dhe atë të Anglisë.

Rrugëtimi i golave të Kejn te “Tre Luanët” ka nisur në ndeshjen e dytë zyrtare me U-19 kundër Shqipërisë, e fituar 6-1 nga anglezët, më 8 tetor 2010, me bomberin që shënoi golin e dytë në minutën e 18’.

Në total ai ka luajtur 514 ndeshje nga të cilat ka shënuar 307 gola dhe ka dhënë 80 asiste.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: