• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, May 16, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Blerjet e Juventusit në merkaton e verës, ja kush bind deri më tani

25/09/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Tetë afrime të reja ka bërë Juventusi në merkaton e verës, nëse nuk llogarisim këtu edhe Vasilije Adziç, i cili në fakt nuk e ka bërë ende debutimin e tij dhe për më tepër është blerë për skuadrën e dytë.juventusMjafton thjesht numri për të kuptuar se Juventusi ka bërë një revolucion të vërtetë në merkato dhe ka zgjedhur rrugën e një ndryshimi radikal duke nisur që me trajnerin. Tiago Mota, së bashku me Kristiano Xhuntolin kanë krijuar Juventusin e tyre bazuar te buxheti që kishin dhe tani është koha për të bërë vendosur makinerinë në kushtet perfekte. Sigurisht që duhet ende kohë, por javët e para na kanë krijuar një panoramë, bazuar edhe te statistikat se si po ingranohen në skuadër afrimet e reja. Të gjithë kanë marrë minuta në fushë, edhe pse ka nga ata që u duhet ende pak kohë për t’u përshtatur.

AKTIVIZIMI- Më i aktivizuari deri më tani është portieri Di Gregorio. I afruar nga Monza, gardiani bardhezi ka fituar menjëherë fanellën e titullarit dhe është treguar në lartësinë e Juventusit ku në kampionat ende nuk e ka pësuar golin e tij të parë. Ka luajtur në total 5 ndeshje nga 6 dhe i vetmi gol që ka pësuar është ai në Champions kundër PSVsë, ku nuk kishte asnjë faj. Në total 450 minuta për gardianin që nuk ka zhgënjyer në asnjë moment. Ndërkohë që nga afrimet lojtari i vetëm që ka luajtur më pak është Konseisao, i cili u dëmtua në ndeshjen kundër Romës dhe është aktivizuar vetëm 45 minuta. Një ndjesi e keqe edhe për Motën, pasi në ato pak minuta që portugezi u aktivizua tregoi se mund të bënte gjëra të bukura me Juven dhe mund të ishte ai arma plus që do të zhbllokonte barazimet kudër Napolit dhe Empolit.

SURPRIZA- Kalulu është padyshim surpriza më e madhe në këtë merkato verore, pasi në këtë start sezoni është kthyer në një lojtar kyç për Motën. Nuk e nis si titullar në sfidën hapëse, por më pas në ndeshjet e radhës fiton një fanellë si startues dhe bën mjaft mirë dy rolet që i kërkohen. Në total për të janë 284 minuta. Nga ana tjetër, Kabal edhe pse e nis si titullar më pas humbet vend në hierarkinë e Juves dhe “abonohet” me stolin. Mota preferon që në krahun e majtë të aktivizojë Kambiason, ndërsa Kabal ka luajtur në total 211 minuta. Nuk ka dyshime për Teun Kopmeiners dhe Niko Gonzalez, të cilët edhe pse nuk janë në maksimumin e tyre, po bëjnë mirë te Juventusi dhe u është besuar një fanellë titullari. 315 minuta për ish-mesfushorin e Atalantës, ndërsa në këmbët e argjentinasit janë besuar 232 minuta.

DYSHIMET- Dy janë pengjet më të mëdha që Mota ka për momentin. Duglas Luiz dhe Kepren Turam. Mesfushori brazilian ka qenë dështimi më i madh në këtë start sezoni për Juven, ku edhe pse është blerë për 50 milionë euro, vetëm 1 herë e ka veshur fanellën e titullarit, 140 minuta në total. Turam nga ana tjetër ka luajtur vetëm 136 minuta, por në rastin e mesfushorit francez gjithçka mund të jetë më e kuptueshme sepse nuk është projektuar në asnjë moment si titullar absolut.

OREST FLOKU-PANORAMASPORT.AL

Next Post

Ancelotti vendos të tjera rekorde në krye të Realit të Madridit

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.