Paulo Fonseka nuk preket. Fillimi i vështirë i kampionatit të Milanit tashmë ka rritur presionin ndaj Kalabrias me shokë dhe Ibrahimoviç ishte i qartë në dhomën e zhveshjes pas disfatë në Parma.Zlatan foli për të stimuluar skuadrën dhe ta bënte më të përgjegjshme ndaj dje në mëngjes në “Milanello” u shfaq më në krah Xherri Kardinale. Pronari i “RedBird”-it, i shoqëruar nga vetë konsulenti suedez dhe nga drejtorët Furlanie Monkada, foli me ekipin duke treguar mbështetje në një moment tashmë delikat. Mbrëmjen e së shtunës është transferta romane kundër Lacios dhe një tjetër hap fals do të ishte i ndaluar dhe dëmtues.
Kardinale, që kishte takuar lojtarët 13 gushtin e kaluar në “San Siro” me rastin e Milan-Monza të vlefshme për trofeun “Silvio Berluskoni” (3-1 rezultati përfundimtar për kuqezinjtë), u ballafaqua gjithashtu në mënyrë më private me trajneri Fonseka, duke i nënvijëzuar mbështetjen e plotë. Menjëherë pas drekës Kardinale u largua nga “Milanello”, në shoqërinë e Furlanit, me Ibrën dhe Monkadën që vijuan të ndiqnin stërvitjen e kuqezinjve.
IBRA, NË POZITË – Roli te Milani i Zlatan Ibrahimoviçit, për të cilin u përfol shumë menjëherë pas hyrjes së suedezit në botën e “RedBird”, është bërë shumë i qartë që nga ky sezon. Ai është zëri i pronarit Kardinale, pika e referencës së korporatës për sa i përket pjesës sportive. Dhe pikërisht për këtë arsye, Ibra foli personalisht me ekipin dhe trajnerin pas humbjes në Parma, një fjalim me tone të qarta, por jo shumë të ashpra, bazuar mbi të gjitha në ndjenjën e përgjegjësisë që u kërkohet lojtarëve. Klubi është i bindur se ka vënë një skuadër cilësore dhe të vlefshme në dispozicion të stafit teknik.
E përditshmja “La Gazzetta dello Sport” shpjegon sfondin e fjalëve të zgjedhura nga suedezi në dhomat e zhveshjes të stadiumit “Tardini” me lojtarët që dëgjuan, kuptohet të zhgënjyer. “Cilësia është aty, skuadra është e kompletuar, tani duhet të motivoheni” është koncepti me të cilin mund të përmblidhen mendimet e Ibrës. Diçka mund të vijë ende nga merkato, por do të ishin përmirësime, shtesa dhe sigurisht jo goditje spektakolare, pasi shtylla kurrizore e ekipit eksiton dhe Milani duhet të luftojë për majat me të.
Ndaj, problemet e shfaqura në dy javët e para do të ishin kryesisht të mentalitetit, diçka për të cilën Ibra donte të ndërhynte menjëherë për të tentuar menjëherë të ndryshonte tonin edhe sepse ndeshja e radhës nuk do të jetë e lehtë, në “Olimpico” kundër Lacios, dhe pastaj do të ketë pushim për ndeshjet e kombëtareve. Për pasojë, kthimi nga Roma pa tri pikët do të çonte në dhjetë ditë humor të errët rreth “Milanello” dhe me Ibrën që do të ishte në pozitë të vështirë, pasi trajnerin e zgjodhi ai.
PANORAMASPORT.AL