Klubi bardhezi është një hap larg akordit me Leverkusen për talentin boshnjak, mungojnë vetëm disa detaje të vogla.
Juventusi po punon fort për afrimin e Kerim Alajbegoviç. Pasi mbyllën marrëveshjen për rikthimin e Kolo Muani, drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” duken të papërmbajtshëm në merkato. Ata i kanë bërë një ofertë zyrtare Bayer Leverkusen prej 35 milionë eurosh, plus 10% të kartonit.
Akordi mes dy klubeve duket shumë afër, ndërsa Carnevali kërkon të marrë sa më parë “Po”-në e futbollistit për të mbyllur një operacion-rrufe, duke evituar përfshirjen e klubeve të tjera në këtë pistë. Për Alajbegoviç ka konkurrencë të fortë me Milanin, me Ibrahimoviç që është impresionuar nga paraqitja e boshnjakut në Botëror.
Lëvizja po kryhet me regjinë e Frederic Massara, krahu i djathtë i Giovanni Carnevali, që para sfidës Itali-Bosnnjë, ishte afër transferimit të Alajbegoviç te Roma.
Preferenca e lojtarit për Juventusin është rezultat edhe i diplomacisë së një ish-kampioni boshnjak me një të kaluar bardhezi: Miralem Pjaniç. Ish-mesfushori është i dashuruar me të majtën e Kerim dhe është bërë një mentor i tij. Tani, me ndihmën e tij, këtë herë jashtë fushe, Juventusi po merr një nga profilet e rinj më interesantë në Europë.
Nëse bardhezinjtë, pas Kolo Muani, marrin edhe Alajbegoviç, me siguri do të bëjnë ndonjë shitje dhe i pari në listë është Francisco Conceiçao.