Sunday, 26. April 2026
Sport

Boateng firmos me Salernitanan

GS 02/02/2024 1 Min. Lesezeit

Jerome Boateng është futbollisti më i Salernitanas. Skuadra nga Serie A, të premten e ka prezantuar ish-reprezentuesin e Gjermanisë, i cili te Salernitana është transferuar si lojtar i lirë.

35-vjeçari me ekipin italian ka firmosur kontratë deri në fund të këtij edicioni, me opsionin e rinovimit edhe për një vit tjetër. Boateng te Salernitana do ta bartë fanellën me numrin 5 dhe vlerësohet si përforcim i rëndësishëm për repartin e mbrojtjes.

Boateng ka përvojë të madhe pasi gjatë karrierës ka luajtur edhe për Lyonin, Bayern Munichun, Manchester Cityn, Hamburgun dhe Herthan e Berlinit.

Ai, gjithashtu ka regjistruar edhe 76 paraqitje dhe ka shënuar një gol me Gjermaninë, me të cilën është shpallur kampion bote në vitin 2014.

Teilen: