Thursday, 23. April 2026
Sport

Bodibuilderi i famshëm vdes në moshën 31-vjeçare, u fejua me trajneren personale këtë verë

GS 23/10/2025 1 Min. Lesezeit

Bodibilderi i famshëm brazilian, Ricardo Nolasco dos Santos, i njohur si Kadu Santos, ka ndërruar jetë në moshën 31-vjeçare dhe shkaku i vdekjes nuk dihet.

Kadu e përcaktoi veten në rrjetet sociale si një “kampion i shumëfishtë”, ai fitoi titullin e bodibilderit më të mirë brazilian për të 11-ën herë dhe dy herë kampion i Muscle Contest.

Babai i tij konfirmoi vdekjen e të birit dhe tha se ishte “dita më e trishtuar e jetës së tij”.

Nga rruga, këtë verë Kadu u fejua me trajneren Sabrina Wollman dhe merret me bodybuilding që nga mosha 17 vjeçe.

“Kadu ka qenë gjithmonë një shembull i përkushtimit, disiplinës dhe shoqërisë, duke lënë një gjurmë frymëzuese te kolegët dhe miqtë”, thuhet në deklaratën e palestrës ku ai punonte.

 

 

Teilen: