Tuesday, 24. February 2026
Sport

Bodo/Glimt eliminon Interin nga Championsi

GS 24/02/2026 1 Min. Lesezeit

Skuadra nga Norvegjia, Bodo/Glimt po vazhdon të shkruajë historinë në Ligën e Kampionëve.

Të martën mbrëma, Bodo/Glimt ka avancuar në 1/8 e finales së Championsit.

Bodo/Glimt eliminoi Interin në fazën “play-off”, duke e mposhtur në të dyja ndeshjet me rezultatin e përgjithshëm 5:2.

Pas fitores 3:1 javën e shkuar në Norvegji, Bodo/Glimt fitoi edhe në ndeshjen e kthimit në Itali me rezultatin 2:1.

Përkundër dominimit të Interit, që nuk shënoi më shumë se një gol, skuadra norvegjeze shënoi dy gola për ta konfirmuar kalimin tutje.

Jens Hague shënoi një gol dhe asistoi në tjetrin për fitoren e Bodo/Glimtit.

Hague realizoi në minutë e 58-të, përpara se te asistojë për Hakon Evjen në minutën e 72-të.

Golin e nderit për Interin në këtë përballje, e realizoi mbrojtësi Alessandro Bastoni (77′).

Teilen: