Bojan Ilievskit është blerja më e fundit e skuadrës së Tiranës. Mberojtësi 26 vjeçar, i cili luan për përfaqësuesen e Maqedonisë së Veriut sjell mjaft eksperiencë në radhët e bardhebluve. Mbulon disa pozicione në repartin difensivm është gati për rrugëtimin me skuadrën e Tiranës.
Njoftimi i klubit:
Mirë se vjen, Bojan Ilievski!
KF Tirana ka kënaqësinë të njoftojë afrimin e Bojan Ilievskit.
Mbrojtësi 26-vjeçar nga Maqedonia e Veriut i bashkohet bardhebluve, duke sjellë me vete eksperiencë nga elita e futbollit maqedonas dhe paraqitje me Kombëtaren e Maqedonisë së Veriut. I aftë të luajë në disa pozicione të repartit defensiv, ai vjen për të forcuar prapavijën e ekipit.
Mirë se erdhe në familjen bardheblu, Bojan! Të urojmë shumë suksese me fanellën e KF Tiranës!