• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, June 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Boksi shqiptar në zi / Ndahet nga jeta Mjeshtri i Sportit Halil Petrela

12/11/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Boksi shqiptar është në zi pasi një sportist i njohur i viteve ’60 si Halil Petrela ka ndërruar jetë.

I datlindjes 1944, ai rrjedh nga një familje atdhetare dhe patriote. Përfundoi studimet në Politeknikumin “7 Nëntori”, dega elektrike, dhe më vonë edhe Shkollën e Mesme Profesionale të Ndërtimit.

Në moshën 15-vjeçare nisi të ushtronte sportin e boksit në klubin sportiv 17 Nëntori, me trajner Mjeshtrin e Madh Ahmet Golemi. Qysh në moshë fare të re, ai u shqua për talentin dhe vullnetin e madh për sportin e boksit. Shumë shpejt arriti rezultate të larta: Dy herë kampion kombëtar për të rinj dhe në vitet 1962 dhe 1963 u shpall kampion kombëtar për të rritur duke fituar edhe Kupën e boksierit më teknik të kampionatit në vitin 1962. Halil Petrela ishte anëtar i Kombëtares së Shqipërisë.

Do të kujtohet jo vetëm si një talent i këtij sporti, por edhe si një njeri fisnik, tamam përfaqësues i denjë i familjes së vjetër tiranase, Petrela.

Next Post

Real Madrid futet në garë për 22-vjeçarin e Premier League

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.