Boksierët djem dhe vajza të Kombëtares së Kosovës në boks do të marrin pjesë në turneun më të fortë në botë për të rinj (17/18 vjet) “Adriatic Pearl”, që mbahet në Budva të Malit të Zi nga data 3 deri më 11 mars.
Kosova do të marr pjesë me tre boksierë dhe pesë boksiere të përzgjedhur nga trajnerët e kombëtares.
Në këtë garë pritet pjesëmarrja e boksierëve nga afro 30 shtete.
Ky turne shërben si test për boksierët tanë para Kampionatit Evropian që do të mbahet nga data 2 deri më 15 prill në Poreç të Kroacisë.