Wednesday, 22. July 2026
Sport

Boksieri shqiptar Kristian Prenga shkruan historinë me 25 korrik, ndeshja e shumëpritur kundër Anthony Joshua

GS 22/07/2026 1 Min. Lesezeit

Boksieri i peshave të rënda Kristian Prenga do të sfidojë të shtunën e 25 korrikut Kampionin e shumëfishtë të botëd Antony Joshua. Ndeshja do të zhvillohet në Jeddah në një stadium prej 50 mijë vendesh ku të gjithë ulëset janë shitur.

Boksieri ynë shkruan historinë duke u bërë i pari boksier shqiptar që ndeshet në një nivel kaq të lartë, një ndeshje që pritet me shumë interes dhe do të transmetohet live në Dazn në të gjithë botën.

Kristi ka deklaruar sëfundmi në një intervistë që nuk ndeshet vetëm për vete, por për të gjithë kombin dhe që mban mbi supet e tij çdo shqiptar dhe do bëjë maksimumin e tij për të bërë krenar kombin e tij.

Prenga do të ngjitet në ring përsëri nën ngjyrat e flamurit Kuq e zi, të cilin nuk e ndrroi dhe e përfaqesoi denjësisht në çdo ndeshje pavarësisht vështirësive gjatë karrierës së tij. I urojmë shumë fat Kampionit tonë.

Teilen: