Sunday, 26. April 2026
Sport

Boksieria Donjeta Sadiku, një fitore larg Olimpiadës “Parisi 2024”

GS 07/03/2024 1 Min. Lesezeit

Donjeta Sadiku fitoi edhe luftën e tretë në turneun botëror kualifikues të boksit për Lojërat Olimpike Paris 2024.

Boksierja jonë mundi gjermanen Felicitas Ganglbauer, në çerekfinalen e kategorisë -60 kg, për t’u kualifikuar në gjysmëfinale.

Donjetës tani i duhet vetëm edhe një fitore për ta siguruar normën olimpike Paris 2024.

Teilen: