• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, July 18, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Boksierja algjeriane: Ndihem e bullizuar, u kërkoj njerëzve që të përmbahen

05/08/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Imane Khalif, boksierja që përfaqëson Algjerinë në Lojërat Olimpike të Paris 2024, ka ndezur polemika të jashtëzakonshme pasi në analizat mjekësore rezultoi me testosteron të lartë duke ngritur dyshime që mund të ishte mashkull.

Dyshime të cilat u shtuan edhe më tepër në momentin që kundërshtarja e Khalif, italiania Angela Carini u tërhoq për shkak të goditjeve të forta.

Në rrjetet sociale ndaj Khalif ka nisur tashmë një urrejtje e jashtëzakonshme ndërsa vetë algjeriania reagoi së fundmi në një intervistë për “Sntv”. Ajo theksoi se ndjehet e bullizuar ndërsa shtoi se pavarësisht të gjithave, do të tentojë medaljen e artë për t’i mbyllur gojën të gjithëve.

“I dërgova një mesazh të gjithë njerëzve të botës që të mbështesin parimet olimpike dhe Kartën Olimpike dhe të përmbahen nga ngacmimi i të gjithë sportistëve, sepse kjo ka efekte të mëdha. Mund të shkatërrojë njerëzit, mund të vrasë mendimet, shpirtin dhe mendjen e njerëzve.

Mund të ndajë njerëzit. Kjo është arsyeja pse u kërkoj atyre që të përmbahen nga bullizmi. Ata janë të shqetësuar për mua. Dashtë Zoti, kjo krizë do të kulmojë me një medalje të artë dhe kjo do të ishte përgjigja më e mire. E di që Komiteti Olimpik ka vënë drejtësinë dhe jam e kënaqur, sepse vërteton të vërtetën”, u shpreh Khelif.

Next Post

Shreyas Royal, 15-vjeçari bëhet ‘mjeshtri’ më i ri i shahut britanik

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.