Boksierja kosovare Donjeta Sadiku ka kurorëzuar me sukses rrugëtimin e saj në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, duke u stolisur me medaljen e artë.
Në finalen e kategorisë deri në 60 kilogramë, Sadiku u përball me boksieren që përfaqëson Serbinë, Kristina Kuluhova.
Pas një dominimi të qartë dhe goditjeve të sakta nga boksierja kosovare, Kuluhova u detyrua të tërhiqej për shkak të një lëndimi në raundin e dytë, duke i dhënë fitoren Sadikut.
Me këtë triumf, Donjeta Sadiku ngre sërish lart flamurin e Kosovës në skenën ndërkombëtare, duke dëshmuar edhe një herë se përkushtimi dhe puna e palodhshme shpërblehen me sukseset më të mëdha në sport.

Teilen: