Drejtori sportiv i Bolongas, Claudio Fenucci konfirmon se klubi ka nevojë për një qendërmbrojtës të ri pas largimit të Riccardo Calafiorit, kështu që ata janë duke pritur për një përgjigje nga Mats Hummels.
Skuadra e Bolognas e ka konfirmuar largimin e Calafiorit përmes drejtorit sportiv të klubit Fenucci.
Drejtori i klubit dha përditësimet më të fundit të transferimeve gjatë konferencës për shtyp të zbulimit të Thjis Dallinga të premten.
“Largimi i Calafiorit na detyron të kërkojmë një qendërmbrojtës të ri”, tha Fenucci.
“Atëherë do të presim fundin e afatit kalimtar për të parë se çfarë na nevojitet. Ne do të luajmë më shumë se 26 ndeshje nga gushti në janar dhe duhet të mbajmë një sy në listën e UEFA-s”, tha më tej Fenucci.
Qendërmbrojtësi gjerman Hummels është shfaqur si prioriteti i Bolongas për të zëvendësuar Calafiorin, por ish-ylli i Borussia Dortmund po merr kohë pasi dëgjoi ofertën nga “Stadio Dall’Ara”.
“Është normale, ne folëm me të jo shumë kohë më parë. Është e drejtë që ai të mendojë për këtë që të mund të vijë këtu me motivimin e duhur”, tha Fenucci.
Ndërkohë, Calafiori pritet të zbarkojë sonte në Londër.
Sipas Fabrizio Romanos, italiani do t’i nënshtrohet pjesës së parë të testeve mjekësore me “Topçinjtë” përpara se t’i bashkohet Artetas dhe pjesës tjetër të ekipit në SHBA.
Arsenali do të kompletojë nënshkrimin e mbrojtësit për një tarifë midis 45 dhe 50 milionë euro, duke përfshirë shtesat.
Calafiori iu bashkua Bolognas nga Baseli për vetëm katër milionë euro verën e kaluar dhe bëri debutimin e tij për “Azzurrit” në qershorin e kaluar, vetëm disa ditë para se të fillonte për “Azzurrit” në ndeshjen e tyre të parë në EURO 2024 kundër Shqipërisë.