Sunday, 24. May 2026
Sport

Bologna në finish e la duarbosh Milanin

GS 27/02/2025 1 Min. Lesezeit

MIlani është në krizë të rezultateve në javët e fundit. 

Duket se pas eliminimit nga garat e Champions League nuk po e merr veten assesi.

Bologna në konak të vetin i shkaktoi humbje me rezultat 2:1 Milanit, në takimin e mbetur të javës së nëntë në Serie A.

Gjithçka u vendosë në finish të ballafaqimit.  

Castro (48′) e Ndoye (82′) – shënuan për Bologna-n dhe Leao (43′) realizoi për Milani.n

Bologna është në vend të gjashtë me 44 pikë e ka tre më shumë se Milani në pozitën e tetë.

Teilen: