Përballje italiane do të ketë në fazën e një të tetës së finales së Ligës së Evropës.
Kështu është vendosur pas shortit të tërhequr të premten në Nyon të Zvicrës.
Bologna do të përballet me Romën në njërën prej ndeshjeve më të forta. Roma ishte finaliste e Ligës së Evropës në edicionin 2022/23.
Çiftet e tjera janë Lille – Aston Villa, Stuttgart – Porto, Nottingham Forest – Midtjylland, Ferencvarosh – Braga, Panathinaikos – Real Betis, Genk – Freiburg dhe Celta – Lyon.
Ndeshjet e para luhen më 12 mars, ndërsa ato kthyese pas një jave.
Finalja e këtij edicioni do të luhet në stadiumin e Beshiktashit në Stamboll.

Teilen: