Wednesday, 15. July 2026
Sport

Bologna shokon Napolin e Rrahmanit, me një këmbë në Champions League

GS 11/05/2024 1 Min. Lesezeit

Reprezentuesi i Kosovës, Amir Rrahmani, me Napolin zhgënjejnë në stadiumin “Diego Armando Maradona”.

Bologna ka triumfuar me rezultat 2:0 ndaj Napolit.

Vendasit janë të shokuar nga kjo humbje.   

Ndoye në minutën e 9-të dhe Posch në atë të 12-tën, shënuan për 0:2.

Politano në minutën e 21-të dështoi nga penalltia për të ngushtuar humbjen.

Bologna renditet në vend të tretë me 67 pikë e Napoli në të tetin me 51 sosh në Serie A. 

Edhe dy javë dhe bie perdja e kampionatit italian dhe Bologna gjendet me një këmbë në garat e ardhshme të Champions League.

Teilen: