– Bolonja dhe Juventusi kanë barazuar në katër përballjet e fundit në Serinë A, duke shënuar gjithmonë të dyja skuadrat. Nuk kanë barazuar pesë ndeshje radhazi në kampionat që nga periudha 1978– 1980.
– Juventusi është i pamposhtur në 25 ndeshjet e fundit të Serisë A kundër Bolonjës (17 fitore, 8 barazime). Për bardhezinjtë, kjo është seria më e gjatë aktuale pa humbje ndaj një kundërshtari në këtë kompeticion. Fitorja e fundit e Bolonjës ndaj Juventusit në kampionat daton më 26 shkurt 2011 (0-2 në Torino, me dopietë nga Marko di Vaio).
– Bolonja nuk e ka mposhtur Juventusin në shtëpi në Serinë A që nga 29 nëntori 1998 (3-0, me gola nga Mikele Paramati, Xhuzepe Sinjori dhe Davide Fontolan). Që atëherë, në 21 ndeshje në “Dall’Ara”, Juventus ka fituar 14 herë dhe shtatë herë ka përfunduar në barazim. Në tetë ndeshjet e fundit në fushën e Bolonjës, “Zonja e Vjetër” ka shënuar gjithmonë të paktën një gol.
– Me një fitore, Bolonja do të kalonte Juventusin në renditje, tri javë para përfundimit të kampionatit. Kjo do të ishte hera e parë në histori që Bolonja është përpara Juventusit në këtë fazë të një sezoni të Serisë A me 20 skuadra.
– Juventusi, që mposhti Monzën në javën e fundit, nuk ka arritur dy fitore radhazi në Serinë A që nga seria prej pesë fitoresh mes shkurtit dhe marsit. Bardhezinjtë kanë marrë vetëm një pikë (1 barazim, 2 humbje) në tri ndeshjet e fundit jashtë fushe në kampionat dhe nuk kanë qëndruar katër ndeshje radhazi pa fitore jashtë fushe që nga fundi i sezonit të kaluar (atëherë ishte një seri prej tetë ndeshjesh).
– Që nga ardhja e Igor Tudorit në stolin e Juventusit (java e 30-të), bardhezinjtë janë skuadra e vetme që ka realizuar më shumë se një gol nga distanca (dy, Manuel Lokateli kundër Romës dhe Niko Gonzalez kundër Monzës). Në këtë periudhë, Juventusi ka provuar 27 goditje nga jashtë zone (njëjtë me Empolin), më pak vetëm se Leçe (37), Milani (31) dhe Komo (28) në Serinë A.
– Bolonja ka pësuar vetëm gjashtë gola nga goditjet standarde, njëjtë si Fiorentina (vetëm Napoli ka bërë më mirë me tre). Ndërkohë, Juventusi është skuadra që ka shënuar më pak nga topat e ndalur mes dhjetë të parave në renditje (vetëm nëntë gola, pesë prej të cilave nga penalltia).
– Bolonja është skuadra që ka realizuar më shumë rikuperime të topit në zonën ofensive pas presionit (242), dhe gjithashtu formacioni që ka ndërprerë më shumë aksione të kundërshtarëve në pjesën e sipërme të fushës (420).
– Orsolini, i cili është rritur te akademia e Juventusit pa debutuar kurrë me ekipin e parë, ka shënuar dy gola në tri ndeshjet e fundit në “Dall’Ara” ndaj Juventusit. Me një tjetër gol apo asist, ai do të regjistronte sezonin e tij më të mirë në Serinë A sa u përket kontributeve në gola (aktualisht 15 si në sezonin 2022/23, me 12 gola dhe tre asiste).
– Niko Gonzalez, në sezonin e kaluar, ka shënuar pesë nga 12 golat e tij pas muajit prill, në total, 48% e golave të tij në Serinë A kanë ardhur në muajt prill, maj dhe qershor (13 nga 27). Veçanërisht, maji është muaji ku ai ka shënuar më shumë në kampionatin italian (6 gola).
PANORAMASPORT.AL