Marco Casado transferohet në Serie A.
Mesfushori i ri i Barcelonës, Marc Casado, po kalon një periudhë të vështirë në Camp Nou.
Edhe pse konsiderohet një nga talentet më premtues të akademisë, ai nuk ka arritur të sigurojë hapësirën e duhur këtë sezon.
Në gjashtë paraqitje ka grumbulluar vetëm rreth 200 minuta lojë, gjë që ka shtuar dyshimet për të ardhmen e tij te katalanasit.
Drejtuesit e Barcelonës tashmë po e shohin shitjen si opsion konkret. Fillimisht është vendosur një çmim prej 30 milionë eurosh, por ofertat reale pritet të lëvizin në nivelin e 25 milionë eurove.
Klubi është i gatshëm të përfitojë financiarisht, sidomos në kushtet aktuale ku stabiliteti ekonomik është prioritet.
Interesi më serioz vjen nga Juventusi. Bardhezinjtë po kërkojnë të përforcojnë mesfushën me një lojtar të ri, energjik dhe me potencial afatgjatë, dhe Casado shihet si profil ideal për këtë projekt.
Biankonerët synojnë transferimin e Casados që në janar dhe bisedimet pritet të fillojnë së shpejti.