Bomba e merkatos së janarit.
Klubet e mëdha të Europës nuk shqetësohen vetëm për rezultatet e fushës, por edhe për merkaton e janarit.
Mes skuadrave më aktive është padyshim Interi, me drejtuesit që kanë piketuar goditjen e parë për merkaton e janarit.
Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm të bujshëm duke shkruar se Inter synon transferimin e Merih Demiral.
Ish-anëtarit të Juves i skadon kontrata me Al-Ahli në fund të sezonit dhe Marotta synon ta rikthejë turkun në Itali që në merkaton e janarit.