• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, December 28, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Bomba e merkatos së janarit: Thiago Silva rikthehet në Serie A

18/11/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Thiago Silva rikthehet në Itali.

“Disa dashuri nuk mbarojnë kurrë…, bëjnë xhiro të mëdha dhe kthehen”. Kjo frazë mund të përshkruajë mjaft mirë ëndrrën e tifozëve të Milanit për rikthimin e Thiago Silva, 13 vite pas largimit të tij të dhimbshëm në verën 2012.

Braziliani mbetet një simbol për cilësinë dhe lidhjen me fanellën, edhe sot profili i tij shihet si alternativë ideale për të forcuar qendrën e mbrojtjes kuqezi, sidomos pasi blerja e të riut Odogu nuk ka bindur dhe pritet huazimi i tij në janar.

Sipas “La Repubblica”, Milani ka disa javë që po vlerëson rikthimin e Silva, i cili më 22 shtator mbushi 41 vjeç, një detaj që e ndan opinionin.

Megjithatë, kushtet për transferim janë të favorshme. Kampionati brazilian përfundon më 21 dhjetor dhe mbrojtësi i Fluminense ka vetëm 6 muaj kontratë.

Një “last dance” në Europë nuk përjashtohet, edhe sepse ai vetë nuk e ka fshehur kurrë dashurinë për Milanin.

“Djalli” ka histori me rikthime romantike, nga Kaká te Ibrahimoviç, edhe rasti Modrić tregon se mosha nuk është gjithmonë pengesë.

Next Post

Presidenti i FFK-së: Gjithçka është gati për ndeshjen e sotme

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.