Wednesday, 18. March 2026
Sport

“Bomba” e verës: Milan me bomber të ri, nesër testet mjekësore

GS 21/07/2023 1 Min. Lesezeit

Milan me bomber të ri, nesër testet mjekësore.

Marrëveshja është arritur, Milan me bomber të ri.

Milan është skuadra më aktive në merkato duke siguruar pesë përforcime për sezonin e ri.

Gazetari i njohur Fabrizio Romano, ka lëshuar bombën e rradhës duke shkruar se Milan ka siguruar goditjen e madhe për vijën e sulmit.

Sipas Fabrizio Romanos, Milan ka arritur marrëveshje me Red Bull Salzburg për transferimin e Noah Okafor.

Okafor është në shënjestrën e Milanit për një kohë të gjatë dhe sulmuesi zviceran do të zbarkojë ditën e nesërme në Milano për të kryer testet mjekësore.

Teilen: