• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, May 28, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

“Bomba” nga Franca/ Njoftim me shkrim, Mbape detyron PSG-në që ta shesë gjatë verës

12/06/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Një lajm i bujshëm vjen nga Franca ku projekti i PSG-së rreth Kilian Mbape, është një hap larg dështimit. Sulmuesi francez ka bërë një lëvizje që ka vënë në dyshim të ardhmen e tij te parisienët, ose më saktësisht, i detyron ata që ta shesin që në merkaton e kësaj vere.

MBAPE

Sipas mediave franceze Kilian Mbape ka lajmëruar këtë të hënë pasdite klubin nëpërmjet një shkrese zyrtare se nuk do të ushtojë të drejtën për të zgjatur me një tjetër vit kontratën që ka firmosur. Lojtari kishte të drejtë që të zgjaste deri në vitin 2025 marrëveshjen por ka hequr dorë nga ky opsion, duke bërë mbylljen e saj tashmë zyrtare në vitin 2024.

Një situatë që ka lënë të shtangur PSG-në, e cila ka vendosur që të mos e lejojë futbollistin të largohet me parametër zero por ta shesë për të përfituar financiarisht e rregulluar bilancet në një periudhë kur është në një situatë shumë problematike me UEFA-n.

Praktikisht, lëvizja e Mbape e detyron klubin që ta shesë futbollistin gjatë kësaj vere, duke hapur kësisoj një situatë të rëndësishme në merkaton e futbollistëve në verë me klube si Real Madrid apo anglezet që janë të gatshëm të bëjnë një investim shumë të rëndësishëm për të.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Giresse: Rumania është favorite, por në Prishtinë do të ketë befasi

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.