Saturday, 10. October 2026
Sport

BOMBA TE MILANI! Cardinale përgatit dy goditje të mëdha, zbulohet formacioni i frikshëm për vitin 2027

GS 10/10/2026 2 Min. Lesezeit

AC Milan po planifikon përforcime të rëndësishme për të rritur konkurrencën e skuadrës dhe për të synuar rikthimin në Ligën e Kampionëve. Në listën e objektivave janë Gonçalo Inácio dhe talenti i Real Madridit, Endrick.

Sipas gazetës italiane La Gazzetta dello Sport, pronari i Milanit, Gerry Cardinale, është i gatshëm të ndërmarrë hapa të rëndësishëm në merkaton e janarit, me synimin për të ndërtuar një skuadër më të fortë.

Objektivi kryesor në mbrojtje është Gonçalo Inácio i Sporting CP. Milani kishte tentuar ta transferonte portugezin gjatë verës, madje raportohet se ishte arritur një marrëveshje prej rreth 40 milionë eurosh, por lëvizja dështoi pasi klubi portugez nuk gjeti zëvendësuesin e duhur, përcjell ORAinfo.

Tashmë, drejtuesit kuqezi pritet ta rishqyrtojnë mundësinë e transferimit të tij.

Një tjetër emër që pëlqehet nga Milani është Endrick. Sulmuesi brazilian i Real Madridit nuk po gjen shumë hapësirë për të luajtur, ndërsa klubi italian po shqyrton mundësinë e huazimit të tij.

Nëse këto dy lëvizje realizohen, Milani mund të ketë një formacion mjaft interesant për vitin 2027.

Sipas skenarit të publikuar, kuqezinjtë mund të luajnë me skemën 3-4-2-1, me Mike Maignan në portë, Mario Gilën, Gonçalo Inácion dhe Strahinja Pavlovićin në mbrojtje.

Në mesfushë do të pozicionoheshin Samuel Chukwueze, Luka Modrić, Adrien Rabiot dhe Pervis Estupiñán ose Diego Moreira. Ndërkohë, Endrick dhe Christian Pulisic do të mbështesnin sulmuesin Gonçalo Ramos.

Megjithatë, për momentin bëhet fjalë vetëm për objektiva dhe skenarë të mundshëm, pasi asnjëri prej transferimeve nuk është konfirmuar zyrtarisht nga klubi italian. /ORAinfo/

Teilen: