• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 22, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

“Bombë” në Superioren shqiptare: Shehi pritet të largohet nga Tirana dhe t’i bashkohet rivalit Partizanit

22/12/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Prej muajsh tashmë, Partizani po përparon pa një trajner me eksperiencë, me drejtorin Abilaliaj, që në mungesë të një strategu të përshtatshëm në këtë moment, u detyrua të merrte “timonin”.

Gjithsesi, pavarësisht lëvizjeve kontroverse në klub në javët e fundit, drejtori vlonjat e ka shumë të vështirë të bëjë merkato dhe të stërvitë ekipin njëkohësisht.

Vënia e tij në stol ka qenë në funksion të pritjes së lirimit të Orges Shehit nga kontrata. Ky i fundit tashmë e ka fituar gjyqin me Tiranën dhe është trajner i lirë.

PanoramaSport mëson se kalimi te Partizani është shumë pranë materializimit.

Në ditët e fundit ka pasur biseda dhe negociata mes palëve dhe dje mësohet se Partizani e Shehi kanë arritur akordin në të gjitha detajet dhe pritet që durrsaku të jetë trajneri i ri i të kuqve.

Prezantimi i tij do të bëhet në ditët në vijim, por ajo çka ka mbetur është thjesht zyrtarizimi.

Sakaq, me këtë rokadë në stol, skuadra do të duhet edhe të sakrifikojë, pasi do të bëjë vetëm 4 ditë pushime dimri dhe më pas do të kthehet në stërvitje, me qëllimin për t’u ambientuar sa më shpejt me filozofinë e trajnerit të ri dhe me mënyrën e tij të punës.

Next Post

Zyrtare: Arsenali refuzon Super Ligën Evropiane

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.