• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, May 15, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Bondo flet për herë të parë si kuqezi: Zoti më solli te Milani, erdha për historinë dhe trofe

22/02/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Debutimi mund të ndodhë që sot, megjithëse jo si titullar.bondoAventura kuqezi e Uoren Bondos ka nisur prej më shumë se dy javësh, por për shkak të një dëmtimi, lojtari i ardhur nga Monza nuk ka mundur ende të shijojë minutat e para në fushë me fanellën kuqezi. Ai mezi pret, por ka edhe objektiva të tjera siç ka nënvijëzuar në një intervistë të dhënë për televizionin e klubit.

Si ka qenë fëmijëria juaj?

Kam lindur në një nga lagjet periferike të Parisit dhe nisa që luaj futboll që në moshën 4-vjeçare. Babai më ka ndjekur shumë në rritjen time, por mbi të gjithë falënderoj Zotin. Besimi im fetar ka shumë rëndësi për mua, madje është gjëja më e rëndësishme. Lutem çdo mëngjes e çdo mbrëmje dhe Zoti më jep forcë.

Çfarë mund të thoni për karrierën tuaj?

Kur isha 15 vjeç, mund të kisha shkuar te PSG, por nuk ndodhi. Nuk doja të shkoja jashtë Francës kështu që firmosa për Nansinë. Aty kalova pesë vite shumë të mira dhe më pas erdha te Monza që më hapi shumë mundësi. Tani uroj që edhe te Milani të shkojë gjithçka mirë.

E keni menduar ndonjëherë të luani për kombëtaren e Kongos?

Kam lindur dhe jam rritur në Francë. I jam shumë borxhli atij vendi. Për mua është atdheu. Në Kongo kam qenë për herë të parë në tetor të vitit të kaluar. Prej nga atje kanë origjinën prindërit e mi dhe me siguri do të kthehem përsëri ta vizitoj.

Si ju është dukur “Milanello” në këto javë të para si kuqezi?

Një vend fantastik. Është shumë bukur dhe çdo gjë është perfektë. Janë kushtet ideale për të bërë më të mirën. Historia e Milanit përthithet nga çdo detaj. Këtu kanë kaluar shumë kampionë, ndër të cilët mua më ka pëlqyer gjithmonë Sedorfi.

Cili është raporti juaj me Konseisaon?

Ai është një trajner i madh që fitoi me Porton dhe bëri mirë edhe kur punoi në Francë. Mund të më ndihmojë të përmirësoj lojën time dhe të arrij gjëra të mëdha si me Milanin ashtu edhe individualisht.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Dalin në shitje biletat Kosovë – Islandë, ja ku mund t’i blini ato

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.