Rikthimi e Loftus-Çikut dhe Florencit nuk ka ndikuar në zgjedhjet e formacionit për ndeshjen e sotme.Serxho Konseisao, sipas mediave italiane, ka vendosur t’i besojë Bondos në mesfushë krah Fofanasë, me Reijndersin si fantazist. Në vijën e parë, Leao e Pulisiç duket se do të mbështesin Gimenezin në majën e sulmit.
Sa i përket prapavijës, në qendër Pavloviç rikthehet krah Çaut, duke ulur përsëri Mateo Gabian në stol, pavarësisht paraqitjes dinjitoze të mbrojtësit kundër Leçes. Ndërkohë, sipas të gjitha gjasave dhe vetë fjalëve të trajnerit, Uokerit dhe Teo Hernandezit do t’i besohen korsitë.
Dyshimet e vetme që mund të prekin në këto orë Konseisaon janë përfshirja e Feliksit si fantazist dhe rikthimi i Reijndersit në mesfushë, ndërkohë që Abraham nuk është kërcënim serioz për Gimenezin.PANORAMASPORT.AL