• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 15, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Bonucci zbulon mashtrimin që i bëri Mourinho: Mes burrave duhet të flitet, por unë e falënderova

11/12/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Leonardo Bonucci është përfolur disa herë për një transferim të mundhëm te Roma gjatë karrierës së tij, por asnjëherë nuk është bërë pjesë e skuadrës kryeqytetase. Herën e fundit, në janar 2024, më pak se një vit më parë, kur trajner i verdhekuqve ishte José Mourinho. Ish-mbrojtësi ka folur për këtë situatë në një intervistë për ‘Amazon Prime Video’:

“Historia me Romën ishte e vërtetë. Mourinho më ka telefonuar disa herë. Më tha: ‘Stërvitu mirë sepse më 3 janar do të luash menjëherë kundër Cremonese-s’. Unë i thashë: ‘Në rregull. Në Gjermani kampionati ndalon më 20, kështu që do të pushoj 2/3 ditë dhe më pas do të filloj stërvitjet më 28, kur të kthehem në Gjermani. Sapo të hapet merkatoja, vij’.

Bonucci vazhdon:

“Kishim arritur një lloj marrëveshjeje rreth datës 23 dhjetor. Fatkeqësisht, lajmi doli gjatë periudhës së Krishtlindjeve, kur askush nuk punon dhe nuk flitet për asgjë. Në Romë, pra, tema kryesore e diskutimit ishte bërë Bonucci. Disa tifozë e frynë situatën… Mourinho mendonte se Roma do t’i rinovonte kontratën për dashurinë që tifozët i shfaqnin atij, ndaj e përdori këtë rast dhe vendosi të fokusohej te diçka tjetër pa më telefonuar më pas.”

Kjo nuk e la indiferent Bonuccin:

“Mbeta paksa i zhgënjyer, për të qenë i sinqertë. Mes burrave duhet të flitet. E kam takuar sërish në Stamboll dhe i thashë: ‘Të falënderoj që nuk më more te Roma, sepse erdha në Stamboll, njoha një qytet të bukur dhe njerëz të mrekullueshëm. Në fund nuk më more te Roma, por gjithsesi duhet të të falënderoj'”.

 

Next Post

VIDEO/ Interi e pëson në fund ndaj Leverkusenit, Atalanta mposhtet nga Reali, ‘ok’ PSG dhe Bayerni

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.