Në mëngjesin e ditës së djeshme mbërriti zëri i sindikatës që ftonte Juventusin për të rikthyer Bonuçin në organikë, teksa pasdite erdhi përgjigja, e cila u publikua në faqen zyrtare të klubit:
“Klubi i Futbollit Juventus rikonfirmon fuqimisht korrektësinë e veprimeve të tij ndaj të gjithë lojtarëve të federuar, të cilëve u njihen dhe garantohen plotësisht të gjitha të drejtat e parashikuara nga Marrëveshja Kolektive për kategorinë e tyre. Juventusi është gjithashtu gati, nëse e lyp nevoja, për të mbrojtur legjitimitetin e plotë të sjelljes në instancat kompetente”.
TË DREJTAT E KLUBVE- Por kjo nuk është e gjitha, dhe në fakt njoftimi zyrtar për shtyp vazhdon si më poshtë: “Për më tepër, Klubi i Futbollit Juventus shpreson që problemi i përcaktimit të një ekuilibri të saktë midis të drejtave të lojtarëve dhe nevojave të klubeve mund të trajtohet dhe të zgjidhet përfundimisht në negocimin e marrëveshjes së re kolektive midis Sindikatës së Futbollistëve dhe Ligës së Profesionistëve të Serisë A, që do të zhvillohet në funksion të sezonit futbollistik 2024/’25″.
PANORAMASPORT.AL