Leonardo Bonuçi duket se do të largohet nga Juventusi, për ta mbyllur aventurën e tij të futbollit në Angli.
Siç bëjnë me dije mediat britanike, Njukasëlli ka nisur kontaktet me veteranin italian, të cilat duket se kanë shkuar mjaft mirë.
36-vjeçari është shprehur se do të tërhiqet nga futbolli i luajtur në fund të sezonit të ardhshëm dhe mesa duket kjo gjë do të ndodhë në Premier Ligë, një kampionat në të cilin ai nuk ka luajtur kurrë.
PANORAMASPORT.AL