Tuesday, 17. March 2026
Sport

Bora afron amerikanin Langley

GS 13/07/2025 1 Min. Lesezeit

KB Bora ka vazhduar me përforcime të huaja për sezonin e ri në Superligën e Kosovës në basketboll.

Ekipi nga kryeqyteti ka shtuar amerikanin Kobe Langley, i cili do të jetë pjesë e Borës për sezonin 2025/26, që nis në muajin shtator.

Langley, i gjatë 184 centimetra, luan në pozitën e fundorit dhe së fundmi, ka qenë pjesë e ekipit Blue Wings nga Sllovakia, ku ka luajtur me një mesatare prej 10.7 pikëve për ndeshje.

Gjithashtu, Langley karrierë ka bërë edhe në Hungari, Turqi e Zelandë të Re.

Langley është përforcimi i dytë i huaj te Bora, pasi para tij ekipi që do të paraqitet për sezonin e dytë rresht në elitën e basketbollit kosovar, ka shtuar edhe qendrën amerikane, Tyson Jackson.

 

Teilen: